
U vetëplagos në këmbë me armën që mbante pa leje/ Arrestohet 37-vjeçari në Lushje, në pranga bien edhe vëllai e shoku i tij


Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin e Lushnjes.
Mësohet se i arrestuari me inicialet A.M deklaroi në spital se ishte dëmtuar aksidentalisht me një mjet prerës ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje.
Sakaq është arrestuar edhe vëllai i tij me inicialet I.M e shoku i tij me inicialet F.V pasi dyshohen se fshehën automjetin ku u vetëplagos në këmbë i dëmtuari.
Më tej bëhet me dije se 37-vjeçari ka marrë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/ Deklaroi në spital, se ishte dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës, ndërkohë që ishte vetëplagosur me armën e zjarrit që e mbante pa leje, arrestohet 37-vjeçari.
Gjithashtu, në pranga vëllai dhe shoku i tij, pasi fshehën automjetin ku dyshohet se u vetëplagos aksidentalisht, 37-vjeçari.
Pas njoftimit të spitalit të Lushnjës, se një shtetas i dëmtuar në këmbë, kishte shkuar për të marrë mjekim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën hetimet dhe si rezultat i tyre, zbardhën rrethanat e rastit.
Në përfundim të veprimeve hetimore u vunë në pranga, shtetasi i dëmtuar, A. M., 37 vjeç, si dhe vëllai i tij, shtetasi I. M., 33 vjeç, dhe shoku i tij, shtetasi F. V., 40 vjeç.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në automjet, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.
Për të penguar zbulimin e së vërtetës, ky shtetas ka deklaruar në spital, se është dëmtuar aksidentalisht me mjet prerës. Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
2 shtetasit e tjerë u arrestuan sepse dyshohet se kanë fshehur automjetin ku u vetëplagos shtetasi A. M., si dhe kanë mbështetur deklaratën e rreme të tij.
Gjatë kontrollit në automjetin e gjetur nga Policia, u gjetën dhe sekuestruan 2 fishekë dhe 1 predhë armësh zjarri.
Në drejtimin e Prokurorisë së Fierit, po punohet për të dokumentuar me prova ligjore, të gjitha rrethanat e këtij rasti.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128