Zgjedhjet/ Voton kreu i SPAK, Altin Dumani, ja çfarë deklaroi para kamerave

11 Maj 2025, 10:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zgjedhjet/ Voton kreu i SPAK, Altin Dumani, ja çfarë deklaroi para

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar paraditen e sotme, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Kur u pyet nga gazetarët për strategjinë e hetimeve zgjedhoreve, ai tha: “Do kemi komunikim pas zgjedhjeve”.

Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi” në njësinë numër 5 në Tiranë.

Në garë për të siguruar shumicën e 140 ulëseve në Kuvendin e ri, janë 11 subjekte apo koalicione politike, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të hapura dhe të mbyllura.