Tom Doshi voton në Tiranë: Me Berishën s’bëj koalicion, ndërsa me PS-në…

11 Maj 2025, 09:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Tom Doshi voton në Tiranë: Me Berishën s’bëj

Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka votuar në qendrën e votimittë vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. 

Pas hedhjes së votës, ai është shprehur besimplotë se rezultati i PSD-së do të jetë “superist në të gjithë Shqipërinë”.

Por, Tom Doshi shtoi se nuk përcakton dot sa mandate do të marrë partia e tij, teksa shtoi se nuk do bëjë koalicion me Sali Berishën.

“Sot nuk mund të përcaktoj, kam shpresë që rezultati do të jetë superist në të gjithë Shqipërinë.

Me Berishën nuk bëj koalicion, sa i përket PS do të shohin ecurinë e rezultatit”, tha Tom Doshi.