
Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

Elon Musk tha se do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Donald Trump pasi fitimi dhe të ardhurat e kompanisë së tij “Tesla” ranë ndjeshëm në tre muajt e parë të këtij viti. Ai gjithashtu u përball me kritika të mëdha pasi u bë një figurë e rëndësishme politike në Shtëpinë e Bardhë.
“Tesla” dje publikoi një rënie të të ardhurave prej 20% në tremujorin e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, si dhe një ulje të fitimit deri në 70%. Kompania paralajmëroi investitorët se rënia mund të vazhdojë, duke shtuar se ndryshimi i disponimit politik po ndikon në kërkesën e tregut.
Musk pranoi se e kishte lënë pas dore kompaninë për shkak të angazhimeve në qeveri. Ai investoi më shumë se 250 milionë dollarë në fushatën parazgjedhore të Trump dhe më pas mori drejtimin e Departamentit të ri për Efiçencë Qeveritare (DOGE), i cili ka për detyrë të ulë shpenzimet federale dhe të zvogëlojë administratën.
“Që nga muaji i ardhshëm do ta zvogëloj ndjeshëm kohën time në DOGE. Do t’i kushtoj një deri në dy ditë në javë angazhimeve qeveritare, për aq kohë sa presidenti e kërkon këtë nga unë”, tha Musk.
Angazhimi i tij politik çoi në protesta dhe bojkotime të “Tesla”-s në mbarë botën. Tarifat e reja amerikane për Kinën gjithashtu ndikuan negativisht tek “Tesla”. Edhe pse automjetet e “Tesla”-s montohen në SHBA, shumë pjesë të tyre importohen nga Kina.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128