
Mediat amerikane publikojnë audion e Joe Biden: Ish-presidenti amerikan ka pasur probleme me kujtesën! Kishte harruar datën e vdekjes së djalit të tij

Një incizim audio i publikuar nga mediat amerikane, ka zbuluar se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka pasur vështirësi në kujtimin e disa momenteve kyçe të jetës së tij gjatë një interviste me një hetues të Departamentit Amerikan të Drejtësisë, e realizuar para dy vitesh.
Në regjistrimin e publikuar, Biden dëgjohet duke hezituar të kujtojë vitin kur u largua nga posti i nënpresidentit të SHBA-së, si dhe datën e vdekjes së djalit të tij, Beau Biden.
Ish-bashkëpunëtorët e tij në Shtëpinë e Bardhë kanë mohuar se presidenti ka pasur probleme me kujtesën.
Intervista është zhvilluar nga ekipi i Prokurorit Special Robert Hur, në kuadër të hetimit për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në banesën dhe zyrën e mëparshme të Biden-it.
Në një raport të publikuar në shkurt 2024, i cili shkaktoi reagime të ashpra nga Shtëpia e Bardhë dhe demokratët, prokurori Hur e përshkroi Biden-in si një “burrë i moshuar, me qëllime të mira, por me kujtesë të dobët”. Megjithëse u konstatua se ai kishte mbajtur materiale sekrete në mënyrë të papërshtatshme, nuk u ngritën akuza penale ndaj tij.
Administrata e Biden-it refuzoi vitin e kaluar të publikojë regjistrimin, duke e cilësuar si “material hetimor të mbrojtur nga Kushtetuta”, dhe akuzoi republikanët se po përpiqeshin ta përdornin atë për qëllime politike.
Ndërkohë, sipas një raportimi të BBC, një libër i ri hedh dritë mbi gjendjen e presidentit gjatë vitit të kaluar. Libri pretendon se situata shëndetësore e Biden-it ishte aq e përkeqësuar, saqë brenda stafit të Shtëpisë së Bardhë ishin zhvilluar diskutime për mundësinë e vendosjes së tij në karrocë me rrota.
Po ashtu, sipas librit “Original Sin” nga autorët Jake Tapper dhe Alex Thompson, Biden në disa raste nuk ka qenë në gjendje të njohë aktorin e njohur të Hollywood-it dhe mbështetësin demokrat George Clooney, apo të kujtojë emrat e këshilltarëve të tij kryesorë.

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128