Dani Olmo te Mançester Siti? Agjenti i tij shuan dyshimet për futbollistin e Barcelonës

17 Maj 2025, 13:53 / SPORT ALFA PRESS

Dani Olmo te Mançester Siti? Agjenti i tij shuan dyshimet për
Dani Olmo nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona. Agjenti i tij, Andi Bara, sqaroi situatën pas spekulimeve nga disa gazetarë, duke folur për “Sky Sports DE” pasi mesfushori me tipare sulmuese ishte lidhur me një transferim të mundshëm te Mançester Siti.

"Nuk po flasim me asnjë klub tjetër. Dani është shumë i lumtur te Barcelona për momentin, ai po fiton trofe atje dhe është në një ekip të shkëlqyer. Thashethemet nuk janë të vërteta. Megjithëse, sigurisht, nuk e di kurrë se çfarë të pret e ardhmja”, përfundoi ai, duke mohuar kështu hipotezën e largimit të 27-vjeçarit.

Në sezonin e tij të parë si lojtar i Flik, Olmo shënoi 11 gola dhe dha 7 asiste në 37 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

 

Po ndodh...