PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Agron Gjekmarkaj: Shpresoj të mos ndodhë! Kastriot Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, do ishte mëkat nëse i hiqet

17 Maj 2025, 15:17 / POLITIKË ALFA PRESS
PD drejt humbjes së mandatit në Lezhë, Agron Gjekmarkaj: Shpresoj

Deputeti i PD-së, Agron Gjerkmarkaj ka komentuar ngushtimin e diferencës mes PS-së dhe PD-ASHM pas numërimit të votave të të Greqisë, ku koalicioni rrezikon të humbasë një mandat.

Gjerkmarkaj u shpreh se uron që kjo gjë të mos ndodhë për shkak se kandidati demokrat Kastriot Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer.

“Shpresoj të mos ndodhë sepse Kastriot Piroli ka bërë betejë të shkëlqyer, ka bërë fushatë mbresëlënëse. E ka fituar mandatin dhe të hiqej do ishte një mëkat, të krijon ndjesi dhunimi, më tepër se sa zhgënjim apo farsë elektorale siç e quajmë ne.

Qytetarët e Lezhës ia kanë besuar atij mandatin”, tha ai.

Po ndodh...