
“Nuk do presim dy javë, do të sulmojmë vetë!”- Reuters: Izraeli kërkesë SHBA për ndërhyrje urgjente kundër objektivit bërthamor në Fordow

Zyrtarë izraelitë i kanë bërë të qartë administratës së presidentit Donald Trump se nuk dëshirojnë të presin dy javë për një marrëveshje me Iranin për programin e tij bërthamor, afat ky që vetë Trump kishte vendosur.
Sipas Reuters, Izraeli shprehu shqetësimet e tij në një telefonatë të tensionuar me zyrtarë amerikanë të enjten. Nga pala izraelite morën pjesë kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes Israel Katz dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Eyal Zamir.
Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan nga nënpresidenti J.D. Vance dhe sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ndonëse Reuters thekson se nuk është e qartë kush tjetër ishte i pranishëm në bisedë.
“Ne nuk mund të presim dy javë. Kemi një dritare të kufizuar veprimi për të goditur objektivin bërthamor të Iranit në Fordo,” kanë komunikuar zyrtarët izraelitë sipas burimeve.
Objekti në fjalë ndodhet disa dhjetëra metra nën tokë dhe përbën një element kyç të programit bërthamor të Teheranit.
Vetëm Shtetet e Bashkuara posedojnë bombat e tipit “bunker buster”, municione të fuqishme që mund të depërtojnë në thellësi të tokës dhe të shkaktojnë dëme të mëdha në objektet e fortifikuara. Izraeli nuk i zotëron këto armë dhe nuk mund t’i përdorë vetë.
Një zyrtar amerikan në Uashington, i njohur me zhvillimet, tha për Reuters se Izraeli i ka bërë të ditur administratës Trump se afati dyjavor është shumë i gjatë dhe se kërkohet veprim urgjent. Nuk është e qartë nëse ky mesazh u përcoll drejtpërdrejt gjatë telefonatës.
Mësohet se nënpresidenti amerikan J.D. Vance u përgjigj duke kundërshtuar përfshirjen e menjëhershme të SHBA në konflikt, duke sugjeruar se Izraeli mund të tërheqë vendin në një luftë të re.
Nga ana tjetër, Reuters shkruan se publikisht, kryeministri Netanyahu nuk e ka përjashtuar mundësinë që Izraeli të ndërmarrë një sulm i vetëm ndaj Fordos, edhe pse autoritetet nuk kanë dhënë detaje se si do të realizohej një ndërhyrje e tillë.
Katër burime të Reuters pohojnë se është gjithnjë e më e mundshme që Izraeli të nisë një operacion ushtarak i vetëm, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA. Superioriteti ajror i Izraelit mbi një pjesë të madhe të hapësirës së Iranit e bën këtë skenar më të realizueshëm, ndonëse mbetet një veprim i rrezikshëm.
Zyrtarët izraelitë theksojnë se koha është kundër tyre për shkak të kostove të mundshme të një lufte të zgjatur, ndaj kërkojnë të veprojnë sa më shpejt.
Nuk është ende e qartë nëse një operacion i mundshëm do të përfshijë vetëm sulme ajrore, trupa tokësore apo një kombinim të të dyjave, por sipas analizës së burimeve, objektivi i tij nuk do të jetë shkatërrimi i plotë i objektit, por shkaktimi i dëmeve të konsiderueshme në kapacitetet bërthamore të Iranit, shkruan Reuters.

Terroristët me Maska të Medias
ide

Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128