
VIDEO/ Avioni humb kontrollin në ajër, shpërthen në flakë në një autostradë në Itali. 2 persona të vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar papritur mbi një autostradë në Itali, duke shkaktuar vdekjen e 2 personave.
Dëshmitarët okularë e panë avionin të humbiste kontrollin në ajër. Shoferët e autostradës mbetën mrekullisht të padëmtuar. Piloti dhe pasagjeri vdiqën gjatë përplasjes
Ngjarja dramatike ndodhi në sy të shumë shoferëve, teksa avioni ra me shpejtësi dhe shpërtheu në flakë vetëm disa centimetra larg makinave që po qarkullonin.
Sipas raportimeve nga Brescia Today, në bord ndodheshin avokati 75-vjeçar, Sergio Ravaglia, dhe 50-vjeçarja Anna Maria De Stefano. Të dy humbën jetën si pasojë e përplasjes së dhunshme.
Disa automjete u prekën nga flakët, por fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar të tjerë.
Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike.
???????????? BREAKING: DRAMATIC FOOTAGE—LIGHT PLANE PLUNGES ONTO BRESCIA HIGHWAY, ITALY. ✈️????
• Eyewitnesses saw the aircraft lose control mid-air.
• Highway drivers miraculously unharmed.
• Pilot (75) & passenger (70) killed on impact.Video’s original soundtrack is as dramatic as… pic.twitter.com/ou9FGM3Q6S
— Asaf Givoli (@AsafGivoli) July 23, 2025
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128