
Certifikohet Aeroporti i Vlorës, Balluku: Moment historik, operacional me të gjitha shërbimet në verë

Në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, VLO, u krye sot fluturimi i parë certifikues, duke realizuar edhe dorëzimin e veprës në infrastrukturën ajrore.
Pas uljes së avionit certifikues, në ceremoninë e rastit ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është investimi më i rëndësishëm që ka të bëjë me me krenarinë kombëtare dhe me një premtim të dhënë nga Edi Rama.
Balluku thekoi se, konsorciumi ka dorëzuar një pistë, sipas standardeve më të mira që i plotëson të gjitha kushtet.
“Për Vlorën ky është moment historik por edhe për Kosovën, pasi është një investim i sipërmarrësit kosovar Begjet Paciolli”, deklaroi Balluku, ndërsa vuri në dukje se, “sot është certifikuar pista dhe hap pas hapi do të vijohet me të gjitha procedurat që ky aeroport të jetë gati në verë, për të qenë operacional me të gjitha shërbimet”.
“Kur e nisëm këtë projekt, flitej për një investim rreth 104 milionë euro. Sot që flasim, bëhet fjalë për një investim 140 milionë euro”, theksoi ajo.
“Terminali i Aeroportit të Vlorës është 17 mijë m2 dhe bashkë me vlerën e investimit përbëjnë shifra të trefishuara kundrejt studimit fillestar, për shkak të fluksit të shtuar në Aviacionin Civil, duke qenë se Shqipëria në dy vitet e fundit mban vendin e parë sa i takon rritjes së ulje-ngritjeve të avionëve në Aeroportin e Rinasit, por dhe sa i takon numrit të pasagjerëve”, u shpreh Balluku.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128