I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

12 Maj 2025, 10:57 / POLITIKË ALFA PRESS

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë një koment për këtë.

Pak para orës 11:00 të së hënës, kryeministri është rikthyer në selinë e Partisë Socialiste.

I veshur sportiv dhe në dukje mjaft i qetë, kryeministri nuk ka pranuar të japë asnjë koment i pyetur nga gazetarët për rezultatet e deritanishme.

Me 1819 kuti të numëruara nga 5225 në total, sipas KQZ-së, PS-ja ka arritur të marrë 52 përqind të votave, konvertuar në mandate janë 83.

 

Po ndodh...