
Iu drejtua qendrës së votimit, Berisha has probleme me identifikimin biometrik!

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, ka votuar pak pas orës 10:00 në liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë.
Fillimisht Berisha hasi vështirësi në identifikimin e shenjave të gishtave dhe u detyrua të identifikohet manualisht jo nga pajisja e PEI.
Më pas, ai foli për mediat duke deklaruar se "do të kemi një ditë të dytë vere" pas 11 Majit.
“I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që të votojë. Të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet e tyre, për rrogat e tyre, për biznesin dhe fermën e tyre. Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend”, tha Berisha.
“Çdo njeri që kam takuar, ka qenë i sigurt në votën e tij. Mezi presin rezultatin. Do të kemi një ditë të dytë vere. Ndaj, thirrja ime është votoni, votoni, votoni”, shtoi Berisha.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128