Parashikoi fitoren e Trump dhe nxjerr fitues Ramën në 11 maj/ LaCivita: McLaughlin është mik i mirë i imi

9 Maj 2025, 23:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Parashikoi fitoren e Trump dhe nxjerr fitues Ramën në 11 maj/

Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita, komentoi në Top Story sondazhin e “McLaughlin and Associates” për Top Channel.

Ai u shpreh se McLaughlin është një mik i tij shumë i mirë dhe dha versionin e tij se përse Partia Socialiste del fituese në këto sondazhe.

Rakipllari: E njihni z.McLaughlin, i cili është kontraktuar nga Top Channel për të bërë një sondazh në Shqipëri? I besoni sondazheve të tij?

Chris LaCivita: Një mik shumë i mirë. Sondazheve në SHBA i besoj.

Rakipllari: Po në Shqipëri pse jo? Pse në vende të tjera jo?

Berisha: Po si mund të besosh të pabesueshmen?! Ai ka gjithë eksperiencën… Atje dështuan të gjitha sondazhet.

Rakipllari: Edhe ne mund t’i besojmë z.LaCivita për këshillimet që bën atje, jo këtu. Për këshillimet që bën në Amerikë, por jo në Shqipëri… Ecim me të njëjtën gjë.

Chris LaCivita: Fakti është që sondazhet përfaqësojnë disa aspekte në kohë dhe çka ato nuk arrijnë të kapin, nuk kapin se çfarë ndodh në terren. Unë e di që sondazhet këtu në Shqipëri zhvillohen derë më derë dhe flet me çdo person. Shumë njerëz nuk duan të flasin me një të huaj që po u troket në derë dhe i pyet kë do të votojnë, kur udhëheqësi i tyre është një diktator si Edi Rama. Është një logjikë më se e arsyeshme dhe pjesa e natyrës njerëzore t’u thuash njerëzve atë që dëshirojnë të dëgjojnë.

Rakipllari: A i besoni ju sondazheve të atij?

Berisha: Do shtoj një moment këtu. Z.Chris është njëkohësisht bashkëkryetar i Komitetit Kombëtar të Partisë Republikane.

Rakipllari: Por ai tha që nuk flet në emër të DASH…

Berisha: E kupton vetë ti, ai i tha lidhjet që kemi me Partinë Republikane.

“McLaughlin and Associates” parashikoi fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

 

 

Po ndodh...