
PD fitoi Kukësin, Flamur Hoxha: Në fshatin ku votat u transportuan dje me mushkë fitoi PS, ky është modeli i robërisë që ofron

Qarku i Kukësit u fitua nga Partia Demokratike, ku më konkretisht PD ka siguruar 2 mandate nga ky qark, ndërkohë PS vetëm 1.
Udhëheqësi i PD në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxhaj në studion e lajmeve maratonë mbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në “Ora News”, u shpreh se fitorja erdhi si pasojë e punës dhe programit.
“Fitorja në Kukës i përket kuksianeve të cilët iu bashkuan Partisë Demokratike dhe programit të saj, i cili nishte thembra e akilit e kësaj fushatë, dhe si në çdo fushë do të vazhdoj të jem kontribuues.
Shqipëria po shkon në robëri dhe kjo është fatkeqësia e qytetarëve, ku edhe në Kukës këto zona po kthehen në robëri të kësaj qeverie.
Në fshatin ku votat u transportuan dje me mushkë fitoi PS-ja dhe ky është modeli i robërisë që ofron sot”, theksoi Hoxha.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128