Pëllumb Seferi: Çdo premtim është një detyrim. Ju votoni, ne bëjmë atë që themi!

8 Maj 2025, 14:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Pëllumb Seferi: Çdo premtim është një detyrim. Ju

Kandidati për deputet në Tiranë nga Koalicioni Euroatlantik, Pëllumb Seferi, ka shpërndarë mesazhin e tij të parë drejtuar qytetarëve, duke theksuar përgjegjësinë që sjell çdo votë dhe rëndësinë e mbajtjes së fjalës në politikë.

Çdo premtim është një detyrim ndaj çdokujt prej jush që po na mbështet dhe që më 11 Maj do votojë ekipin tonë – për një Tiranë që meriton më shumë, për një Shqipëri që meriton më shumë! Ju votoni, ne bëjmë atë që themi!” – u shpreh Seferi në një deklaratë publike.

Fushata e tij fokusohet te ndershmëria, besimi dhe përfaqësimi real i komunitetit, duke i dhënë zë qytetarëve që kërkojnë ndryshim të prekshëm dhe të qëndrueshëm.