
Problemet me votimin e diasporës/ KQZ kërkesë DHL: Rreth 200 persona i kanë sjellë zarfet dorazi

Problematikat me votimin e diasporë vijojnë ende ndërsa na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet parlamentare.
Sipas raportimeve, 198 persona kanë gjetur rrugë të pavarura për të sjellë fletën e votimit në kohë. Gjithashtu 1920 vota të ardhura deri më tani kanë rezultuar me “defekte”.
Ndërkohë lidhur me këto probleme, Komisioni Qendror i Zgjedhje i ka dërguar kërkesë urgjente për informacion kompanisë postare DHL.
Disa nga informacionet që kërkon KQZ lidhen me personelin e angazhuar në procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqinë apo me numrin e zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ.
KËRKESA E KQZ PËR DHL:
Në lidhje me procesin e shpërndarjes së dokumentacionit zgjedhor me Greqinë jeni të lutur të na dergoni URGJENTISHT, një raport në lidhje me këtë proces, referuar çështjeve si më poshtë:
1. Cilat janë strukturat dhe/ose personeli i angazhuar në këtë proces?
2. A i është deleguar ky proces subjekteve të treta? Nëse po, cila është marreveshja?
3. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve nuk ju është dërguar njoftim për dërgesën postare të KQZ?
4. Cilat janë arsyet që kjo nuk është bërë?
5. Sa është numri i zgjedhesve që nuk ju është dorëzuar fare dokumentacioni zgjedhor?
6. Sa është numri i zgjedhësve të cilëve nuk ju është dorëzuar personalisht në dorë dokumentacioni zgjedhor?
7. A e dispononi ju dokumentacionin provues të rasteve të dorezimit të dokumentacionit zgjedhor personalisht zgjedhësit?
8. Sa është numri i zgjedhesve të cilëve dokumentacioni zgjedhor ju është tërhequr në banese, pasi kjo ju është kërkuar nga zgjedhësi? A dispononi ju dokumentacionin provues për këto raste.
9. Sa është numri i zgjedhësve që e kanë dorëzuar/kthyer dokumentacionin zgjedhor në zyra apo qendra të tjera pritese të operatorit të sherbimit postar? Cili është domumentacioni provues për këtë rast?.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128