Salianji rrëfen se po i shkelen të drejtat: Më kanë mohuar edhe lejen!

9 Maj 2025, 23:43 / POLITIKË ALFA PRESS

Salianji rrëfen se po i shkelen të drejtat: Më kanë mohuar

Ish-deputeti Ervin Salianji zbuloi në A2 CNN me Merita Haklajn se i janë shkelur të drejtat në burg, duke i refuzuar lejen që i takon ndonëse ligji e parashikon këtë gjë për çdo të burgosur kur kryen gjysmën e dënimit.

Salianji rrëfen se kjo gjë është bërë qartazi për ta privuar nga pjesëmarrja në fushatë.

“Ligji i jep të drejtën çdo të burgosuri të përfitoje leje pasi kryen gjysmën e dënimit. Por këtu i referohemi ligjit. Ndërkohë, sundon autokrati dhe ai nuk njeh norma, dhe njësoj siç jam dënuar pa ligj për të më shmangur nga fushata dhe për të më grabitur mandatin që kisha dhe kandidimin e ri, më kanë mohuar në Mars, Prill dhe deri në këtë periudhë edhe lejen.

Qartazi, për të më privuar nga çdo kontakt apo pjesëmarrje në fushatë. Njësoj më kanë ndaluar dhe intervistat për televizionet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të mediave”, tha Salianji./A2 Televizion

 

Po ndodh...