Transformimi drastik! Humbi 85 kg, Ron Zaiti zbulon vendimi që i ndryshoi jetën

10 Maj 2025, 19:59 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Transformimi drastik! Humbi 85 kg, Ron Zaiti zbulon vendimi që i ndryshoi

I ftuar sot në Ferma Club, këngëtari Ron Zaiti ka folur për një nga ndryshimet më të mëdha që ka përjetuar në jetën e tij personale dhe shëndetësore: një rënie drastike në peshë prej 85 kilogramësh gjatë pesë viteve të fundit.

Një transformim që ka ardhur pas një vendimi të rëndësishëm për të ndërhyrë klinikisht për problemet e stomakut.

Më është dashur një trajtim për stomakun, një qasje klinike që më ka ndihmuar shumë. E bëra në kohën e duhur, përpara se të arrija një moshë ku problemet shëndetësore do të ishin më të rënda,” ka treguar Ron Zaiti.

Pas trajtimit, ai pranon se i është dashur pak kohë për t’u rikuperuar, por menjëherë më pas është rikthyer në aktivitet fizik. Sot, rutina e tij përfshin palestër dhe programe detox, që e ndihmojnë ta mbajë veten në formë dhe të shëndetshëm.

Ky rrëfim vjen pak pasi Zaiti u eliminua nga spektakli “Ferma VIP”, ku përfundoi jashtë si pasojë e një zgjedhjeje strategjike nga Big Basta, i cili preferoi të merrte 100% të buxhetit duke e lënë Ronin jashtë garës.

Po ndodh...