
Jude Bellingham kryen ndërhyrjen kirurgjikale: Rikthehem shpejt!

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube për të trajtuar një dëmtim të vazhdueshëm.
21-vjeçari, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku premton se do të rikthehet shpejt në fushë.
“Faleminderit Andreë Ëallace, Susan Alexander, ekipit të tyre dhe të gjithëve në Klinikën Fortius për operacionin dhe mikpritjen. Faleminderit Iván Ortega dhe Dr. Leyes që erdhët të më mbështesni. Dhe së fundmi, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e urimeve të mira dhe dashurisë. Procesi i rikthimit në fushë ka filluar tashmë, shihemi së shpejti”.
Sipas mediave spanjolle, Bellingham pritet të mungojë 2-3 muaj duke humbur kështu startin e sezonit me Real Madrid.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128