
Juventusi rrit ofertën për Osimhen, por Arabia mund t’i prishë planet

Viktor Osimhen është padyshim një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës.
Sulmuesi nigerian, që po kalon një sezon të shkëlqyer te Galatasaraj, pritet të kthehet te Napoli, por qëndrimi i tij në Itali duket shumë i pasigurt.
Dritarja e ardhshme e merkatos premton të shkaktojë një betejë të vërtetë mes klubeve më të mëdha europiane dhe ekipeve të pasura arabe, të gjitha të gatshme të fitojnë shërbimet e sulmuesit të njohur.
Në Itali, sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, Juventusi duket të jetë i favorizuar për të afruar Osimhen.
Ekipi bardhezi, në fakt, e konsideron sulmuesin nigerian si përforcimin ideal për sulmin, me synimin për të forcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë, operacioni nuk do të jetë aspak i lehtë. Kontrata mes Osimhen dhe Napolit parashikon një klauzolë shkëputjeje prej 75 milionë eurosh, por kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, një detaj që e përjashton Juventusin.
Për të bërë që presidenti Aurelio de Laurentis të heqë dorë nga sulmuesi, Juventusi do të duhet të ofrojë një shumë që kalon 85 milionë euro, mes shumës fikse dhe bonuseve.
Përveç kostos së kartonit, bardhezinjtë do të duhet të përballojnë edhe pagën e konsiderueshme të Osimhen, i cili aktualisht merr mbi 10 milionë euro në vit, një shifër që mund të ngarkojë buxhetin e klubit. Por Juventusi nuk është i vetmi në garën për sulmuesin nigerian.
Arabia Saudite, në fakt, ka filluar tashmë tentativat. Al Hilal, një nga klubet më të pasura në Arabi, është gati të bëjë çmenduri për të siguruar Osimhen.
Oferta, e cila luhatet mes 30 dhe 35 milionë eurosh në vit, është një shumë që sigurisht mund të bëjë që sulmuesi të reflektojë.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128