Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy punëtorët

10 Maj 2025, 15:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shembja e masivit të dheut në Gramsh, ndërrojnë jetë dy

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në fshatin Holta të bashkisë Gramsh, ku një masiv dheu është shembur në afërsi të një hidrocentrali në ndërtim.

Policia njofton se kanë humbur jetën dy punëtorët që i zuri poshtë masivi i dheut, Abas Basha, 22 vjeç dhe Egzon Lleshi, 32 vjeç.

“Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.”- njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.