"Rilindja në terren me grupet kriminale!" Mziu publikon pamjet: Po shpërndahen para në këmbim të votës, janë dhunuar qytetarë

10 Maj 2025, 16:56 / POLITIKË ALFA PRESS

"Rilindja në terren me grupet kriminale!" Mziu publikon pamjet:

Deputeti i Partisë Demokratike Xhelal Mziu ka ndarë disa video në rrjete socile kur paraqiten momente të tensionuara mes një grupi personash. Mziu shkruan se Rilindja është në terren me administratën dhe grupet kriminale duke shpërnda para në këmbim të votës.

Ai shton se Ndriçim Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, ka shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër. Mziu thotë se janë dhunuar nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes dy qytetarë që po i ndiqnin.

"Rilindja në terre me administratën dhe grupet kriminale duke shpërnda para në këmbim të votës!
#Ndricim_Sula, punonjës i Policisë Bashkiake në Bulqizë, duke shpërndarë para në këmbim të votës në fshatin Radovesh në Gollobordë Dibër! Janë dhunuar dy qytetarë që po i ndiqnin, nga punonjësi i policisë bashkiake dhe mbështetës të rilindjes së krimit.

Kjo është skenë krimi. Ky është krim elektoral. Ky është krim zgjedhor. Kjo është skemë e organizuar me regji e krimit zgjedhor në qarkun Dibër! Policia e shtetit, sistemi i drejtësisë, #SPAK duhet të reagojnë, nuk mundet që bandat e krimit të përcaktojnë votën e qytetarëve. Qytetarët më 11 maj do të votojnë të lrë dhe me zemër, i ftoj për pjesmarrje masive."

Ndiqni videon këtu

 

Po ndodh...