
Monitorimi i zgjedhjeve nga OSBE-ODIHR, kreu i misionit viziton nesër qendrën me votim elektronik në Tiranë

10 Maj 2025, 17:17 / POLITIKË

Ambasadori Lamberto Zannier, kreu i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR-it, do të vizitojë nesër një nga qendrat e votimit elektronik në zemër të Tiranës. Vizita është planifikuar për orën 11:30 në Qendrën e Votimit 1979/00, ZAZ 41, e vendosur në ambientet e shkollës “Dora d’Istria”.
Kjo vizitë vjen në kuadër të monitorimit ndërkombëtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, me fokus të veçantë tek teknologjia e përdorur në procesin zgjedhor.
Pritet që vizita të shoqërohet me deklarata mbi vlerësimin paraprak të standardeve të procesit, veçanërisht në lidhje me votimin elektronik.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
Nga Fred Abrahams
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128