Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia “peshkon” ekipin letonez

17 Qershor 2025, 16:21 / SPORT ALFA PRESS

Shorti i Ligës së Konferencës/ Partizani me fat, Vllaznia

Skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët në turin e parë kualifikues në Conference League.

Vllaznia sfidon letonezët e BFC Daugavpils. Takimi i parë do të luhet në Letoni, ndërsa ai i kthimit në Shqipëri.

Partizani do të përballet me Nõmme Kalju nga Estonia një short me fat ky për skuadrën e Skënder Gegës. Ndeshja e parë për të kuqtë e kryeqytetit do të luhet në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në Shqipëri.

Skuadra tjetër nga Shqipëria, Dinamo e nis rrugëtimin nga turi i dytë, diçka që u vendos nga UEFA, pasi Drogheda United u përjashtua nga turneu për shkak të thyerjes së rregullave të pronësisë së dyfishtë.

 

Po ndodh...