Shqipëria nis përgatitjet për finalet e EURO U-17, trajneri Tedesco fton 23 lojtarë në fazën përgatitore. Lista përfundimtare publikohet të premten

15 Maj 2025, 09:27 / SPORT ALFA PRESS

Shqipëria nis përgatitjet për finalet e EURO U-17, trajneri

Kombëtarja shqiptare U-17 ka nisur përgatitjet për fazën finale të Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”, që do të ngrejë siparin më 19 maj, me ndeshjen hapëse Shqipëri – Portugali në stadiumin “Arena Kombëtare”, ora 18:00.

Trajneri i ekipit, Andrea Tedesco, ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë fazë përgatitore, prej të cilëve do të përzgjidhen 20 emrat përfundimtarë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë event historik.

Shumica e lojtarëve kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares U-17, ndërsa janë afruar edhe disa futbollistë të rinj.

Lista përfundimtare me 20 futbollistët që do të marrin pjesë në finalet e Europianit do të bëhet publike ditën e premte.

Lista

Shqipëria është pjesë e Grupit A së bashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Francën. Pas sfidës hapëse ndaj Portugalisë më 19 maj në Tiranë, kuqezinjtë do të përballen me Gjermaninë më 22 maj në stadiumin “Elbasan Arena”, në ora 18:00, ndërsa më 25 maj do të luajnë ndeshjen e fundit të grupit ndaj Francës, po në “Elbasan Arena”, në ora 20:30.

 

Po ndodh...