
Akuzë bombë: Lively i kërkoi Swift të fshinte mesazhet dhe të fliste publikisht

Një përplasje ligjore gjithnjë e më e nxehtë po përfshin emra të njohur të Hollywood-it, ku së fundmi, edhe Taylor Swift është futur në qendër të debatit.
Në një dokument të ri të dorëzuar në gjykatë, avokatët e Justin Baldoni kanë ngritur një pretendim bombastik: sipas tyre, Blake Lively i ka bërë presion mikes së saj të ngushtë, Taylor Swift, që të shprehej publikisht në mbështetje të saj për çështjen gjyqësore që lidhet me filmin It Ends With Us. Pretendohet se Lively ka kërcënuar Swift-in me publikimin e mesazheve private nëse ajo nuk bënte një deklaratë publike pro saj.
Avokati i Lively, Mike Gottlieb, i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur “plotësisht të pavërteta” dhe “të pabazuara në realitet”. Në një deklaratë për People, ai u shpreh: “I mohojmë pa asnjë mëdyshje këto pretendime të turpshme, të mbështetura vetëm në ‘burime anonime’, që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Është e qartë që avokatët e Baldonit janë më të interesuar të hedhin baltë sesa të ofrojnë prova.”
Sipas një letre të dërguar më 14 maj nga avokati i Baldonit, Bryan Freedman, në gjykatë, thuhet se një burim “i besueshëm” pretendon se Blake i kërkoi Swift-it të fshinte disa mesazhe dhe se avokati i Lively kontaktoi me përfaqësuesit ligjorë të Swift-it për t’i kërkuar një deklaratë publike mbështetëse — me kërcënimin se në të kundërt, do të publikoheshin mesazhe personale.
Freedman shton se avokati i Swift-it e ka trajtuar këtë si një përpjekje për të “kërcënuar dhe intimiduar një dëshmitare kyçe në këtë çështje”.
Kujtojmë që më 9 maj u bë e ditur se edhe Taylor Swift, 35 vjeç, është thirrur zyrtarisht me një urdhër për të dëshmuar në këtë betejë ligjore, e cila nisi pasi Blake Lively, 37 vjeç, paditi Baldonin, 41 vjeç, për ngacmim seksual dhe hakmarrje në ambientet e xhirimeve. Baldoni i mohoi akuzat dhe ngriti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh ndaj Lively dhe palëve të tjera.

Zgjedhjet nuk i fitoi Rama, i humbi Berisha
ide

Prish shtëpi e bëj kasolle…

Berisha fitoi, ne humbëm!

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128