Aksident tragjik në Athinë, 3 shqiptarë të vdekur, 2 rëndë! Kamioni përplaset me 2 makina, shpërthejnë në flakë

18 Gusht 2025, 17:30 / AKTUALITET ALFA PRESS
Aksident tragjik në Athinë, 3 shqiptarë të vdekur, 2

Një aksident tragjik rrugor ndodhi mesditën e sotme në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia, në pikën e pagesës Iasmos në Athinë. Një kamion u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndaluara në një radhë 600 metrash, duke shkaktuar vdekjen e 3 shqiptarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve.

Mjetet shpërthyen në flakë pas përplasjes - duke rezultuar në karbonizimin e tre nga katër pasagjerëve në njërën prej makinave.

Sipas  informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e 49 vjeçarja arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident kishte brenda 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.  Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

Raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.

Pak pas orës 16:00, përfundoi devijimi i përkohshëm i trafikut të automjeteve në autostradën Egnatia Komotini - Xanthi, i cili kryhej nëpërmjet rrjetit kombëtar Komotini - Porto Lagos - Xanthi.

Forca të forta të Zjarrfikësve, 22 zjarrfikës dhe 9 automjete, 3 ambulanca EKAB dhe policia shkuan me nxitim në vendngjarje.

 

Po ndodh...