
Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

Janë zbardhur dy nga emrat kryesorë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës: Franc Çopja, i arrestuar në Belgjikë, dhe Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë për akuzën e vrasjes.
Sot, Çelës iu komunikua akuza në burg, pas lëshimit të mbi 11 urdhër-arresteve nga SPAK. Deri tani janë arrestuar tre persona, ndërsa operacioni antidrogë vijon në disa qytete, përfshirë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.
Nga dhjetëra persona të dyshuar, katër ndodhen aktualisht në burg. Ata dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, i identifikuar përmes përgjimeve në aplikacionin “Sky ECC”, që merrej me trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Franc Çopja është një emër i njohur në botën kriminale, i arrestuar në Belgjikë dhe i përfshirë në raste të ndryshme të krimit të organizuar, përfshirë edhe trafikun e drogës. Ai ka lidhje të dokumentuara me grupe kriminale që veprojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.
Ervis Çela, i arrestuar një muaj më parë për akuzën e vrasjes, dyshohet se është pjesë e një grupi ndërkombëtar që merret me trafikimin e kokainës.
ide

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128