Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra! Do të ekstradohet drejt shtetit fqinj

28 Qershor 2025, 12:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet  40-vjeçari
Policia ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali. 

Në pranga ka rënë Emrulla Tomja alias Emrulla Elezi, i cili u kap në Dibër nga Forcat Operacionale me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj.

Ndaj tij, Gjykata në L’Aquila ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Në bashkëpunim me partnerët italianë dhe me koordinimin e rrjetit ENFAST, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 50”.

Akuzohet se ka trafikuar në Itali, lëndë narkotike, arrestohet me qëllim ekstradimin, 40-vjeçari.

Gjatë operacionit “Operacionalja 50”, si rezultat i koordinimit të punës, nëpërmjet rrjetit ENFAST, me Policinë italiane, Drejtoria e Forcëa së Posaçme Operacionale kapi në Dibër, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. T. alias E. E., 40 vjeç.

Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilën Kodi Penal italian parashikon dënim mbi 4 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 40-vjeçarit, në Itali.