
Arsyeja/ Ylli Manjani merr vendimin: Nuk shkoj më te emisioni i Adi Krastës, sa kohë të jetë te Syri Tv

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka njoftuar tërheqjen nga emisioni i Adi Krastës në Syri TV.
Ai sqaron se vendimi lidhet me qëndrimin e drejtuesve të televizionit ndaj angazhimit të tij si avokat i Pëllumb Gjokës, duke e cilësuar këtë qëndrim si paragjykues dhe politikisht të motivuar.
Postimi:
Në përgjigje të disa miqve që pyesin do vijoj të jem apo jo te emisioni i Krastës?
****
Jo, për sa kohë që Krasta vijon të ketë emision te Syri tv, nuk do të shkoj më!
Ky është një vendim imi tashmë që u mor në kushtet kur drejtori i atij televizioni shfaqi hapur "shqetësimin" se unë jam avokati i Pëllumb Gjokës. Në fakt kam nja 2 vjet që jam avokati i Gjokës, por tani i paska bërë përshtypje drejtorit të Syrit.
Drejtimi i atij televizioni mendon se po të jesh avokat është shfaqje e huaj. Dhe nëse je avokat i atyre që partia e Syrit i quan armiq, quhesh kriminel dhe armik.
Nuk kam kohë të tepërt të harxhoj me silogjizma katundi e as pisllëqe militantësh. Ndaj vendosa të mos harxhoj më asnjë sekond nga jeta ime me atë televizion, me të cilin nuk kam patur ndonjë marrëdhënie detyruese, por thjesht një bashkëpunim miqësor me dy miq të mirë Adi Krasta dhe Andi Bejtja.
Tani edhe dy fjalë për të qenit "avokat i Pëllumb Gjokës", meqë propaganda e Syrit dhe e syve përrreth PD e kanë me merak.
Siç e dini jam avokat dhe me ketë punë jetoj. Puna ime është të asistoj ligjërisht cilindo që kërkon ndihmën time.
Në publik kam bërë gjithnjë avokatinë e çdo të arrestuari apo të përndjekur penal, gjithnjë në parim dhe në interes të publikut. Modestisht askush tjetër si unë nuk e ka ngritë zërin në 10 vitet e fundit për arrestin pa prova dhe për ndjekjen penale abuzive.
Në këtë kuptim, në publik kam bërë më shumë avokatinë për Berishën sesa për Pëllumb Gjokën. Që të dy janë sot të pandehur të marrë nga SPAK dhe në gjykim nga GJKKO.
Që të dy kanë qenë në betejë me sistemin agresiv penal për procedurat e ndjekjes penale bolshevike.
Në bindjen time që të dy janë nën skrutinitet penal të pa drejtë, të paprovuar (madje të stisur) dhe krejt joproporcional.
Në publik kam mbrojtur më shumë Sali Berishën sesa Pëllumb Gjokën. Dhe mirë kam bërë dhe e bëj përsëri, sepse mbroj parimin jo hallin e personit. Kam mbrohtur dhe mbroj parimin edhe kur ai shkelet për ato që Sali Berishen dhe syrat e tij i shpallin armiq.
Por ka një dallim të madh. Për çdo këshillë ligjore Pëllumb Gjoka më thotë "Faleminderit". Ndërsa syrat e Berishës na e quajnë detyrë. Dmth o të mbrosh Berishën ose je "armik", "kriminel" dhe "i shitur".
Me këtë arsyetim budalla e militant nuk mund të harxhoj më kohë.
Plaçin sytë e këqinj dhe na u shtoftë puna, se televizione ka plot!
Bye.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128