Detaje nga aksidenti në Shkodër: Tre të plagosurit, bashkëshortja e viktimës dhe dy fëmijët e tyre të mitur

18 Gusht 2025, 14:54 / AKTUALITET ALFA PRESS
Detaje nga aksidenti në Shkodër: Tre të plagosurit,

Altin Luli është 47-vjeçari që mbeti i vdekur paraditen e të hënës, pas një aksidenti të frikshëm të ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë.

Policia tha se në makinën elektrike ku udhëtonte viktima ishin edhe bashkëshortja dhe dy fëmijët e mitur, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në Spitalin e Shkodrës.

Fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në aksident u përfshinë tre mjete, një kamion dhe dy makina.

Në rrethana ende të paqarta, kamioni thuajse shkatërroi plotësisht një autoveturën e viktimës, si dhe përplasi edhe një tjetër, e cila u përmbys në rrugë.

Për nxjerrjen e trupit të të ndjerit nga rrënojat e mjetit u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.

Po ndodh...