EMRI/ I dënuar me mbi 9 vite burg për vjedhje, arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia

22 Gusht 2025, 09:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ I dënuar me mbi 9 vite burg për vjedhje, arrestohet

Bulqizë/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.

I dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim nga autoritetet italiane, për vjedhje, kapet në Bulqizë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, 22-vjeçari.

Si rezultat i punës operacionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, u finalizua një tjetër fazë e operacionit “The Wanted”.

Gjatë saj, u lokalizua dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Klevis Hoxha, 22 vjeç, banues në Bulqizë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Salerno, Itali, me vendimin e datës 29.04.2025, e kanë dënuar me 9 vite e 3 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi.

Po ndodh...