Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt! SPAK zbulon komunikimet e kreut të ARRSH me drejtorin e rëndësishëm në bashki

15 Maj 2025, 10:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Evis Berberi tendera edhe nga Bashkia e Veliajt! SPAK zbulon komunikimet e kreut

Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi kishte krijuar lidhje edhe në bashkinë e Tiranës me qëllim marrjen e tenderave publik.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar një komunikim të bërë në vitin 2020, mes shtetasve Evis Berberi, Valter Begaj dhe Erindi Bejko, ky i fundit Drejtor i Përgjithshëm në Bashkinë Tiranë, në kohën e komunikimit.

Në këto biseda, shtetasi Evis Berberi e quan ortak të tij shtetasin Valter Begaj.

Në datën 02.03.2020, në orën 11:35, shtetasi Valter Begaj i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet: “Erind Bejko ka marrë studimin e godinave private, domethënë si instituti por për kompani private

Në orën 11:39, shtetasi Evis Berberi i dërgon mesazh shtetasit Erindi Bejko: “Po shyqyr bre të vi të takoj ortaku im për një punë? Se jam në Londër dhe kthehem të shtunën”.

Në orën 11:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon sms shtetasit Valter Begaj: “I shkruajta! I thashë ta takosh ti. Pres përgjigje”.

Në orën 19:00, shtetasi Erindi Bejko i kthen përgjigje shtetasit Evis Berberi: “Ti më çmende me këta ortakët e tu”.

Në orën 19:00, Evis Berberi: “Një kam”!

Në orën 19:00, Erindi Bejko: “Shkruhemi nesër edhe e takojmë”.

Në orën 19:00, Evis Berberi: “Ok ti jap nr tënd?".

Në orën 19:07, Erindi Bejko: “Yes”.

Në orën 19:08 shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Valter Begaj, numrin e shtetasit Erindi Bejko, si dhe i shkruan: "Merre nesër dhe takoje më tha”.

Në orën 21:41, shtetasi Evis Berberi i dërgon me sms shtetasit Erindi Bejko, numrin celular te shtetasit Valter Begaj dhe i shkruan: “Ky është ortaku”.

I pyetur për këto komunikime shtetasi Erindi Bejko ka deklaruar se shtetasi Evis Berberi i ka kërkuar të takojë shtetasin Valter Begaj, të cilin shtetasi Evis Berberi ia ka prezantuar si ortakun e tij.

Ai deklaron se shtetasin Valter Begaj e ka takuar dhe kanë diskutuar në lidhje me dokumentet që duhet të paraqiteshin për të marrë pjesë në këtë procesin e ekspertizës që kërkonte Bashkia Tiranë për pallatet dhe godinat e tjera të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ai deklaron se doli një akt normativ që normonte procesin e përzgjedhjes se shoqërive nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe masën e shpërblimit te tyre.

Kujton që për përzgjedhjen e këtyre shoqërive u mor sektori i prokurimeve në Bashkinë e Tiranës.

 

Po ndodh...