Mandatet e Tiranës, ja sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin partisë së Shehajt

15 Maj 2025, 12:01 / POLITIKË ALFA PRESS
Mandatet e Tiranës, ja sa vota i duhen PD-së për t’i

Në Tiranë mbeten më pak se 8 mijë vota të diasporës për t’u numëruar teksa është ende në lojë një mandat që deri tani e ka Partia Mundësia, por e pretendojnë edhe demokratët.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 34579 zarfe nga 42384 në total të ardhur nga Diaspora dhe në total, bashkë me votat e Shqipërisë, PS-ja ka një diferencë prej 62 mijë votash me PD-në, duke siguruar 19 mandate.

Sa i përket vetëm votës së Diasporës, PD ka marrë 32.68% të saj, me një rënie prej 2.2% në krahasim me votat që ka marrë nga qytetarët që kanë votuar brenda Shqipërisë.

Ndërsa Partia Mundësia në votat e hedhura në 11 maj ka marrë 5.01% në Tiranë dhe 4.72% në votat e Diasporës.

Sipas formulës së përllogaritjes së mandateve Partisë Demokratike do ti duhet rreth 800 vota më shumë për t’i marrë mandatin Partisë Mundësia.

Po ndodh...