
Florenc Çapja ekstradohet sot nga Dubai! I shumëkërkuari nga drejtësia, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO-së


I shumëkërkuari nga drejtësia, Florenc Çapja do të ekstradohet pasditen e sotme nga Dubai drejt vendit tonë.
Blutë informuan se “Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan”.
“Policia e Shtetit, në vijim të bashkëpunimit mjaft të mirë me partnerët, si në aspekte hetimore, ashtu dhe në ato operacionale, dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit mes strukturave të specializuara për lokalizimim dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin, pasditen e sotme, do të finalizojë me sukses një tjetër fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.
Në kuadër të këtij operacioni, pritet që pasditen e sotme, të finalizohet me sukses ekstradimi nga Dubai, i të shumëkërkuarit F. Ç., 44 vjeç, banues në Elbasan.
Për informacion më të detajuar, do të japim njoftim në momentin e finalizimit të operacionit të ekstradimit në Rinas”, njoftoi policia.
Florenc Çapja, i cilli njihet si kundërshtar i Suel Çelës, është dënuar me vendim të Apelit të GJKKO, me burgim të përjetshëm për veprat penale si “vrasje në rrethana të tjera cilësues”, “grup të strukturuar kriminal”, “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”, si “mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Ai u dënua për vrasjen e baba e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, krim i ndodhur në vitin 2012 në Elbasan.
Arrestimi në Dubai në vitin 2022 dhe refuzimi i ekstradimit
Gjykata e Apelit në Dubai, me një vendim në shkurt të vitit 2022, rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e të shumëkërkuarit Florenc Çapja për vrasje të dyfishtë.
Autoritetet shqiptare paraqitën kërkesën në fillim të vitit 2021 për ekstradimin e tij me akuzën e vrasjes, armëmbajtjes pa leje si dhe pjesëmarrës në krimin e organizuar.
Avokatja e tij, Awatif Mohammed, shpjegoi në atë kohë kërkesa ishte refuzuar sepse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria nuk kishin një marrëveshje ekstradimi dhe se Çapja sipas saj, nuk ishte në Shqipëri kur është kryer krimi për të cilin akuzohet.
Hetuesit shqiptarë, në atë kohë, në kërkesën e tyre drejtuar autoriteteve të Dubait theksuan se Florenc Çapja, në vitin 2012 kishte paguar dy vrasës me një shumë prej 50,000 eurosh për të vrarë Nezir dhe Gentian Beqirin. Lidhur me këtë ngjarje është vënë në pranga xhaxhai i tij Ardian Çapja.
Policia e Dubait e arrestoi në vitin 2021 dhe 44-vjeçari u mbajt në paraburgim kur zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait më 31 maj të atij viti, por i mohoi të gjitha akuzat.
Avokatja shpjegoi gjithashtu se për lirimin e tij gruaja e Florencit kishte paguar 200,000 Dhah, (monedha e Dubait) ose rreth 55 mijë dollarë, dy muaj pas arrestimit. Megjithatë, çështja e tij vijonte të ishte pjesë e hetimit, shkruan The National News.
“Klienti im u ndalua për gati 60 ditë. Të dhënat vërtetuan se ai ishte në Maqedoni kur krimi u krye në Shqipëri”, u shpreh avokatja.
Nga ana e tij, vetë Florenc Çapja, i tha gjykatës se akuzat dhe kërkesa për ekstradim kishin për qëllim dëmtimin e reputacionit të familjes së tij, e cila ishte pjesë e garës së zgjedhjeve në Shqipëri.
“Një nga familja e tij kandidoi në zgjedhjet elektorale në Shqipëri dhe klienti im beson se kërkesa për ekstradim për vrasjen që nuk e ka kryer, është një përpjekje për të shtrembëruar dhe dëmtuar reputacionin e familjes së tij dhe për të ndikuar në opinionin publik” tha avokatja Mohammed.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128