“Ka përgjime ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës”, Lala tregon provat e reja në gjyqin kundër Dritan Rexhepit

24 Prill 2025, 21:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ka përgjime ku flitet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan

Dritan Rexhepi, i ekstraduar nga Turqia para disa javësh nga Tuqia, ka dëshmuar në procesin gjyqësor për zhdukjen e Jan Prengës, para 5 vitesh.

Rexhepi ka mohuar çdo lidhje në porositjen e rrëmbimit të babait të 3 fëmijëve dhe për herë të parë, prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY EÇ për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës dhe kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende.

“Dritan Rexhepi përballet për herë të parë me drejtësinë shqiptare për zhdukjen e Jan Prengës në 2020. Është një personazh i rëndësishëm dhe është hera e parë që ai jep versionin e tij. Ai e mohoi se kishte lidhje me Gentian Doçin Funiqin.

Në rastin e Funiqit edhe pse policia ka sjellë informacion se është arrestuar në Spanjë nuk ka përpjekje për ta ekstraduar.

Për babanë e 3 fëmijëve, Jan Prenga, ende nuk ka asnjë të dhënë, Po ashtu po hetohet në një dosje tjetër edhe Altin Hajri pronari i “Golden Resort” ku u mbajt trupi i pajetë i Jan Prengës.

Është një krim monstruoz, është marrë peng një person që nuk ka lidhje me asnjë lidhje me aktivitetin kriminale të vëllait të tij, për një sasi të madhe droge në Britani që ishte e Funiqit dhe Dritan Rexhepit.

Për herë të parë, Prokuroria e Posaçme paraqiti prova të reja, përgjime në SKY ECC, ku është Funiqi, Rexhepi dhe Hajri ku flasin për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës. Kjo ndoshta do të jetë prova vendimtare se nuk ka trup dhe nuk ka krim ende.

Në këtë ngjarje ka patur vëmendje për Dritan Rexhepin”-tha Lala.

 

Po ndodh...