“A vdeksha unë për ty”, Ramës i ndërpresin fjalën gjatë takimit në Fushë Krujë, kreu i PS: Po e prisja!

7 Maj 2025, 11:30 / POLITIKË ALFA PRESS

“A vdeksha unë për ty”, Ramës i ndërpresin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është ndalur këtë të mërkurë në Fushë Krujë, ku prezanton arritjet kyçe për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, në një takim përmbyllës elektoral.

E ndërsa Rama fliste para mbështetësve të tij, pranë vendit ku po mbahet takimi, një qytetar ka kaluar duke thënë ‘Rama ik’.

Këtë moment kreu i PS e ka kaluar me humor dhe ironi.

Amon , a vdeksha unë për ty, se po e pritsha, rrofsh që kalove o hudhër, po e pritsha, thashë në Krujë duhet patjetër të dëgjoj një ‘Rama ik’, që të flasë syri i keq, dhe ku e tha, sa përmenda kënetën, doli bretkosa, a vdeksha unë për ty”, tha Rama.

Po ndodh...