
Zbardhen detajet nga sherri në mitingun e PD, u dhunua roja i stadiumit dhe djali i Luçiano Boçit

Janë zbardhur detaje të reja nga sherri masiv i regjistruar në mitingun përmbyllës të Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme në Elbasa, përpara stadiumit.
Rrethanat janë të paqarta, por sipas demokratëve, është dhunuar roja i stadiumit, i cili nuk hapte derën e stadiumit për të hedhur fishekzjarret nga tarraca, ndryshe nga çfarë kishin dakordësuar në fillim
“Kishim vendosur të hidhnim fishekzjarrë në tarracën e stadiumit. Roja me qëllim nuk hapte derën e stadiumit. U lidha me presidentin e klubit dhe ai e zgjidhi çështjen. Gjatë kësaj kohe ka ndodhur sherri me rojen e stadiumit.” – ka thënë për mediat kandidati i PD-së në Elbasan Aurel Bylkbashi.
Ndërkohë, mediat raportojnë se i dhunuar ka mbetur edhe djali i ish-deputetit Luçiano Boçi, Parid Boçi. Ky i fundit ka marrë një të çarë në kokë gjatë sherrit dhe është transportuar në spital, por pa lëndime serioze.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128