
Tym i zi në Vatikan, dështon sërish zgjedhja e Papës së ri

Për herë të dytë ka dështuar zgjedhja e Papës së ri në Vatikan.
Nga Oxhaku në Kapelën Sistine doli sërish tym i zi, që tregon se 133 kardinalët e mbledhur nuk kanë rënë dakord për zgjedhjen e Papës.
Një sinjal i dytë pritet të jepet pasdite dhe nese del tym i bardhe do te thote se Papa eshte zgjedhur.
Kardinalët e nisën të mërkurën ritualin e fshehtë për emërimin e një udhëheqësi të ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën.
Një rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende hyjnë në Kapelën Sistine, në krahasim me 115 nga 48 vende në konklavën e vitit 2013 – një rritje që pasqyron përpjekjet e Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.
Ende nuk ka favorit të qartë, megjithëse kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen ndër pretendentët kryesorë.
Ashtu si në kohët mesjetare, kardinalëve u ndalohet komunikimi me botën e jashtme gjatë konklavës, dhe Vatikani ka ndërmarrë masa të teknologjisë së lartë për të siguruar fshehtësinë, duke përfshirë pajisje që bllokojnë sinjalet për të parandaluar përgjimin.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128