
Zgjedhjet, Rama bën bastin në Kuç të Vlorës: Marrin minimalisht 78 deputetë në 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka bërë parashikime të guximshme për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke deklaruar se Partia Socialiste synon minimalisht 78 deputetë, ndërsa me një “50% shans” mund të arrijë deri në 88 mandate në Kuvend.
Nga Kuçi i Vlorës, Rama "firmos" rezultatin:
“Në 11 maj marrim minimalisht 78 deputetë. Me një shans 50%, marrim deri në 88 deputetë.”
Ai shtoi se është i bindur për rritje në disa qarqe kyçe të vendit. Sipas tij, në Dibër, Shkodër, Elbasan dhe Fier, socialistët kanë një garanci 100% për të fituar nga një mandat më shumë.
Ndërsa për Kukësin, Vlorën, Durrësin dhe Lezhën, Rama tha se ekziston një mundësi 50% për të shtuar nga një deputet.
“Në Dibër, Shkodër, Tiranë, Elbasan dhe Fier, kemi gjithashtu një shans 50% për të fituar edhe nga dy mandate më shumë,” – vijoi ai, duke shtuar se strukturat e PS-së janë të gatshme për një fitore të thellë.
Këto deklarata vijnë në një klimë zgjedhore të tensionuar, ku sondazhet dhe dinamika e fushatës po ndryshojnë nga dita në ditë.
Zgjedhjet e 11 majit priten me interes të lartë si nga qytetarët ashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar, që ndjek nga afër zhvillimet politike në vend.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128