Operacioni për krimet zgjedhore: Altin Dumani niset drejt Shkodrës! “Goditet” PSD e Tom Doshit

8 Maj 2025, 11:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Operacioni për krimet zgjedhore: Altin Dumani niset drejt Shkodrës!

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka shkuar me urgjencë në Shkodër për të ndjekur nga afër një operacion të gjerë hetimor që po zhvillohet në kuadër të krimeve zgjedhore. Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se personat që po procedohen penalisht janë anëtarë të Shtabit Elektoral të Partisë Social Demokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Operacioni, që po kryhet në bashkëpunim mes Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme, përfshin kontrolle dhe veprime hetimore në disa zona të qarkut Shkodër, si Malësi e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjed. Sipas burimeve zyrtare, procedimet penale janë të regjistruara nga SPAK në lidhje me veprat penale që lidhen me manipulimin apo cenimin e integritetit të procesit zgjedhor.

Në terren, agjentët e BKH-së po asistohen nga forcat operacionale dhe patrullat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, ndërsa mbikëqyrja dhe koordinimi i hetimeve në këtë fazë po bëhet nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi, i cili është caktuar të ndjekë çështjet që lidhen me krimet zgjedhore në këtë qark.

Operacioni është ende në zhvillim dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion zyrtar mbi rezultatet e hetimeve.

Po ndodh...