Empoli beson te mbijetesa, Ismajli një garanci më shumë

7 Maj 2025, 23:46 / SPORT ALFA PRESS

Empoli beson te mbijetesa, Ismajli një garanci më shumë

Pavarësisht se ndodhen në “zonën e kuqe”, në shtëpinë e Empolit besojnë te mbijetesa, kjo për dy arsye. E para dhe më kryesorja, ekipi toskan ka në favor kalendarin, i cili shihet më i lehtë në raport me rivalët e tjerë. Në tre javët e fundit presin Parmën, luajnë në transfertë kundër Monzës dhe e mbyllin ndaj Komos.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një tjetër arsye e fortë pse besojnë te mbijetesa, është rikthimi i Ardian Ismajlit. Qendërmbrojtësi kuqezi ka zhvilluar dy sfida të plota, 180 minuta kundër Fiorentinës dhe Lacios.

Me Ismajlin në formacion, Empoli ka gjetur më në fund qetësi në prapavijë, prezenca e tij në fushë, shton “La Gazzeta”, është një garanci më shumë për të besuar te mbijetesa.

 

Po ndodh...