Ende asnjë shpresë, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin që u ‘përpi’ masivi i mineralit të kromit në Mat

8 Maj 2025, 10:21 / AKTUALITET ALFA PRESS
Ende asnjë shpresë, vijojnë kërkimet për

Që prej mesditës të  shtunës së kaluar akoma asnjë nga kërkimet e Ardit Beshiri, kua pas çarjes së një  rezervuari i cili ishte krijuar për të filtruar ujërat që rrjedhin gjatë procesit të përpunimit të kromit 29 vjeçari u rrëmbye nga masivi i mineralit të kromit dhe inerteve me gjithë mjetin me të cilin po punonte.

Ndërkohë gjatë këtyre ditëve forcat e kërkim-shpëtimit, forcat e  armatosura, banorët e  zonës e familjarë janë vënë kërkim të 29 vjeçarit por deri më tani nuk ka asnjë rezultat. Kërkimet janë bërë  që nga fundi i rrjedhës  së përroit e cila ndodhet afër lumit Mat e në drejtim së Qaf Burrelit, ku dhe ndodhet fabrika e përpunimit të kromit.

Ndërkohë për të ndjekur nga afër përpjekjet për  gjetjen e 29 vjeçarit ka qenë i pranishëm edhe kreu i emergjencave civile Haki Çako, po ashtu gjatë ditës së djeshme në vendin e ngjarjes kanë shkuar më ndihmë edhe forcat e ushtrisë së Kosovës.

Të shtunën e 3 Majit 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë  duke punuar me eskavator, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit, e cila muajt e fundit shfrytëzohej nga një shoqëri kineze. Në rrethana ende të paqarta është çarë rezervuari dhe nga vërshimi i ujit dhe inerteve, i riu është rrëmbyer nga rrjedha bashkë me mjetin e tij…..

Ndërkohë gjatë pasdite së djeshme është gjetur një pjesë e fadromës, ku dhe është vendosur perimetri i sigurisë për të vijuar kërkimet rreth zonës!

Po ndodh...