
Lukaku bën “shkesin”, Napoli futet në garë për De Bruyne

Në Napoli “ethet” e garës për titull janë shumë të forta, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë edhe për sezonin e ri.
Sky Sport sjell një lajm jo pak të bujshëm pasi kanë zbuluar se Napoli po punon për të sjellë në Serie A mesfushorin e Man.City, Kevin De Bruyne.
Belgu është futur në vitin që i përfundon kontrata, në fund të këtij sezoni pritet të largohet nga “qytetarët” si një lojtari i lirë.
Dëshira e De Bruyne është të mos largohet nga Evropa, pavarësisht se ekipet saudite vijojnë ta joshin me miliona euro. Fakt është gjithashtu se për De Bruyne ka dhe një ofertë kontratë nga ana e Liverpool. Napoli ka përfshirë në këto negociata mikun e tij në përfaqësuese, Romelu Lukaku-n.
“Bomberi” i Napolin po bën “shkesin” për të bindur De Bruyne t’i bashkohet atij në Serie A. Kjo lëvizje e bluve shihet edhe si një përpjekje për të bindur Antonio Conten të qëndrojë në skuadër.
Thuajse gjatë gjithë sezonin, Conte ka bërë thirrje për përforcime duke vënë në dyshim të fortë të ardhmen e tij në krye të Napolit, pavarësisht se ekipi është një hap larg titullit në Serie A.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128