Konflikti i dhunshëm në mitingun e Berishës ku u lëndua në kokë djali i Luçiano Boçit, reagon dega e PD në Elbasan

8 Maj 2025, 09:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Konflikti i dhunshëm në mitingun e Berishës ku u lëndua

Një ditë pas episodit të dhunshëm të ndodhur gjatë mitingut të Sali Berishës në Elbasan, ku mbeti i lënduar në kokë djali i Luçiano Boçi, ka reaguar dega e PD në këtë qytet.

Sipas sqarimit të bërë prej tyre, thuhet se ky episod ka ndodhur pas një konflikti banal mes disa të rinjve.

Në lidhje me incidentin e ndodhur gjatë mitingut përmbyllës të Partisë Demokratike në Elbasan, Partia Demokratike Dega Elbasan dëshiron  të sqaroj opinionin publik se bëhet fjalë për një konflikt të natyrës krejtësisht banale mes disa të rinjve, pa asnjë lidhje me përplasjen e grupeve mbështetëse të kandidatëve apo me organizimin e Partisë Demokratike.

Fatkeqësisht, ky episod i izoluar u përdor me shpejtësi nga qarqe të afërta me mazhorancën për ta politizuar dhe për të njollosur suksesin e këtij takimi madhështor, ku qytetarët e Elbasanit treguan mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme për Prof. Dr. Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.

Partia Demokratike Elbasan u bën  thirrje të gjithë qytetarëve të mos ndikohen nga manipulime të tilla keqdashëse  dhe të mbeten të fokusuar tek qëllimi ynë i përbashkët: fitorja e vlerave demokratike dhe ndryshimi që Elbasani dhe Shqipëria meritojnë”, thuhet në deklaratë.

 

Po ndodh...