80-vjetori i Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Gjurmë në kujtesën e publikut me qindra shfaqje

7 Maj 2025, 10:48 / POLITIKË ALFA PRESS

80-vjetori i Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Gjurmë në kujtesën e

Në prag të 80-vjetorit të Teatrit Kombëtar, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, kujtoi përmes një postimi online, këtë ngjarje të shënuar për një nga institucionet më të dashura dhe më të rëndësishme të kulturës shqiptare.

“Për tetë dekada, Teatri Kombëtar ka mbajtur gjallë frymën e artit dhe ka formuar breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh, skenografësh e krijuesish përmes qindra shfaqjeve që kanë lënë gjurmë në kujtesën e publikut. Sot, më shumë se kurrë, ndjejmë mirënjohje të thellë për të gjithë ata që, me përkushtim, pasion dhe profesionalizëm, kanë ndërtuar dhe mbajtur gjallë këtë institucion”, shkroi ministri Gonxhja.

Kreu i MEKI-t ka theksuar se kjo histori nuk duhet vetëm të festohet, por të mbështetet dhe të forcohet më tej.

Ai ka premtuar se do të punohet shumë për të krijuar kushte më të mira për artistët, për të nxitur krijimtarinë bashkëkohore, dhe për të garantuar që teatri të jetë gjithmonë një hapësirë e gjallë, dinamike dhe e hapur për të gjithë.

“80 vjet më vonë, përgjegjësia jonë është të ndërtojmë të ardhmen e këtij institucioni me të njëjtin pasion që ka ndërtuar historinë e tij”, e mbylli mesazhin e tij ministri Gonxhja.

 

Po ndodh...