
Zbardhet ngjarja në Tiranë, 45-vjeçari dhunoi gruan e fëmijët dhe hapi zjarr drejt policisë

Detaje të reja janë zbuluar për ngjarjen e ndodhur pas mesnate në fshatin Kus, në periferi të Tiranës. Policia sqaron se ndërhyrja e tyre ka parandaluar një krim në familje, pasi shtetasi Luan Alla ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët e tyre të mitur, para se të rrezikonte jetën e efektivëve që shkuan në vendngjarje, duke qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të tyre.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kus, një shtetas po dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e tyre dhe posedonte armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës”, informon policia.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrrë në banesën e 45-vjeçarit pasi morën informacion se po ushtronte dhunë ndaj anëtarëve të familje, por Alla, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka hapur zjarr drejt tyre dhe më pas është fshehur në një zonë të pyllëzuar.
“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit “Forest”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e shtetasit Luan Alla, i cili në momentin që ka parë punonjësit e Policisë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit L. A., 45 vjeç”, sqaron më tej policia.
Në vendngjarje oficerët kanë sekuestruar armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një thikë, të cilat i posedonte pa leje.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128