Dhjetëra padi të rënda/ Fillon gjyqi ndaj Diddy Combs, reperi në gjendje të mjerueshme

7 Maj 2025, 11:02 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Dhjetëra padi të rënda/ Fillon gjyqi ndaj Diddy Combs, reperi

Gjyqi ndaj reperit Sean Diddy Combs filloi të hënën më 5 maj. Akuzat kundër tij përfshijnë shantazh, trafikim të qenieve njerëzore dhe transportim me qëllim prostitucioni.

Në të njëjtën kohë ai përballet me dhjetëra padi për përdhunim dhe abuzim seksual. Pra, nëse dënohet, reperi i famshëm rrezikon burgim të përjetshëm.

Disa skica të siguruara nga Us Weekly janë publikuar së fundmi, të cilat përshkruajnë fizikun e Diddy-t.

Në portrete ai është vizatuar më flokë gri, një fakt që i atribuohet rregullores së burgut ku ai po mbahet, të cilat ndalojnë përdorimin e bojës së flokëve. 55-vjeçari u shfaq i veshur me rroba civile, një këmishë të bardhë, një pulovër të errët dhe pantallona me ngjyra të çelëta, pasi më parë kishte marrë leje nga gjyqtari për të mos veshur uniformën e të burgosurit, siç ishte rasti në paraqitjet e tij të tjera në gjykatë.

Në ditën e parë të përzgjedhjes së jurisë, kandidatëve iu bënë pyetje në lidhje me njohuritë e tyre për çështjen dhe oraret e tyre, pasi gjyqtari ka vlerësuar se gjyqi do të zgjasë të paktën tetë javë. Diddy u arrestua në shtator 2024 dhe u akuzua për trafikim qeniesh njerëzore, komplot për të kryer zhvatje, sulm dhe transportim të personave për qëllime prostitucioni. Ai u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe i mohon plotësisht akuzat kundër tij.

Jemi të zhgënjyer nga vendimi i Prokurorisë për të vazhduar me një ndjekje penale që ne e konsiderojmë të padrejtë kundër z. Sean Combs”, tha avokati i tij, Marc Agnifilo, duke shtuar: “Ai është një qenie njerëzore e papërsosur, por jo kriminel. Për nder të tij, z. Cobbs bashkëpunoi plotësisht me autoritetet dhe me iniciativën e tij u zhvendos në Nju Jork javën e kaluar, duke pritur akuzat. Ju lutemi mos nxirrni përfundime para se të keni të gjitha provat. Këto janë veprimet e një njeriu të pafajshëm që nuk ka asgjë për të fshehur dhe është i etur të pastrojë emrin e tij në gjykatë,” shtpo avokati.

Që nga arrestimi i tij, Diddy është mbajtur në Qendrën Federale të Paraburgimit në Bruklin, me katër kërkesa për lirim me kusht të refuzuara nga gjyqtari Arun Subramanian.

Artisti nuk është fotografuar në publik që nga arrestimi i tij në vitin 2024. Gazetarja e Laë & Crime, Elizabeth Millner, e cila e pa atë në një seancë dëgjimore në dhjetor, raportoi se reperi dukej dukshëm më i dobët, gjë që pritet duke pasur parasysh se ai ka qenë në një qendër federale paraburgimi për disa muaj.

Dhjetëra padi të rënda/ Fillon gjyqi ndaj Diddy Combs, reperi

Dhjetëra padi të rënda/ Fillon gjyqi ndaj Diddy Combs, reperi