
Mbrojtja bën bilancin e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 4 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e zjarreve në vend.
Në harkun kohor nga ora 09:00 e datës 17 gusht deri në orën 09:15 të datës 18 gusht 2025, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në territorin e vendit.
• 16 vatra janë shuar;
• 4 vatra janë ende aktive;
• 3 vatra janë në monitorim.
Vatra të shuara plotësisht:
Janë izoluar dhe shuar zjarret në Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës), Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve), Skrapar (Osnat), Përmet, Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash), Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos), Memaliaj, Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj), Patos, Delvinë, Elbasan (Shushicë).
Vatra aktive dhe në monitorim:
o Bashkia Bulqizë, fshati Tërnovë: dy vatra zjarri me zhvillime në zonën e Liqenit të Zi dhe në Valikardhë, ku vijon ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse, pyjore dhe bashkiake.
o Bashkia Bulqizë, fshati Val: vatra me zhvillime të pakta, aktualisht në monitorim nga njësia administrative dhe banorët.
o Bashkia Fushë Arrëz, fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun: disa vatra jashtë kontrollit, me terren të thyer e të vështirë. Në terren janë angazhuar strukturat vendore dhe 50 forca të Forcave të Armatosura me një mjet zjarrfikës.
o Fshatrat Damjan-Fortuzaj (Vaqarr) dhe Pezë Helmës: zjarret janë minimizuar, por mbahen nën mbikëqyrje.
o Fshati Ibë, njësia Bërzhitë: vatër në terren të vështirë, pa rrezik për banesa, nën vëzhgim të MZSH dhe APR.
o Bashkia Kolonjë, Parku Natyror i Gërmenjit: zjarri vijon të përhapet drejt kufirit, me angazhim të forcave zjarrfikëse, pyjore, të AdZM, bashkisë dhe 30 ushtarëve të repartit ushtarak të Drenovës. (Aktiv)
o Bashkia Delvinë, Parku i Rëzomës, pranë tunelit të Skërficës: një vatër nën mbikëqyrje të strukturave vendore të mbrojtjes civile.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, shërbimet zjarrfikëse, strukturat vendore dhe banorët e zonave të prekura, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe për mbrojtjen e komuniteteve.

Samiti për Ukrainën që injoroi pyetjet e vështira
ide

Zoti Basha, Demokratët, Kombi dhe ‘Partia Demokratike e Shqipërisë’!


Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128