Ndërroi jetë sot te Trauma, del fotoja e Gerald Bitrit që u plagos në masakrën e Laçit

4 Maj 2025, 14:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ndërroi jetë sot te Trauma, del fotoja e Gerald Bitrit që u

Gazetarët kanë siguruar foton e viktimës 24-vjeçarit Gerald Bitri, i cili humbi jetën sot te Trauma.

I riu u plagos në ngjarjen e djeshme në Laç, ku në spital përfunduan edhe 4 persona të tjerë, Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe, Amarildo Ndoj, 26 vjeç, Liridon Ismaili, 26 vjeç dhe Daniel Gjeloshi, 26 vjeç.

Pas këqyrjes së të gjithë kamerave të sigurisë në zonë dhe marrjes në pyetje të personave të përfshirë në konflikt dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë është zbardhur e plotë e gjithë ngjarja.

I arrestuari Klevis Ndreca 28 vjeç ka qenë në makinë me Amarildo Ndojn 26 vjeç, ndërsa Daniel Gjeloshi 26 vjeç ka qenë në makinë me Liridon Ismailaj 26 vjeç dhe Gerald Bitrin 24 vjeç.

Të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit. Konflikti verbal 5 minuta më vonë ka agravuar në përdorimin e pistoletave. 5 minuta para ngjarjes ka ndodhur konflikti për prekjen e pasqyrave të makinës dhe e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.

Sapo kanë ndaluar dhe zbritur të gjithë nga makinat kanë dalë në këmbë e janë afruar. Ndreca ka nisur të qëllojë me armë. Ndreca dhe Gjeloshi kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit. Klevis Ndreca ka qëlluar me armë drejt tre të rinjve të tjerë të cilët i la të plagosur (sot në spital ndërroi jetë Gerald Bitri), nga të shtënat me armë i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.

Me armë zjarri pistoletë është kundërpërgjigjur edhe Daniel Gjeloshi por nuk ka plagosur asnjë person. Arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca pas ngjarjes është larguar në këmbë.

 

Po ndodh...